Flash News

KRYESORE

Kundërshtarja e Bashës tregon për telefonatën që i mbërriti pas ngritjes së grupit: Arben Ristanit nuk iu përgjigja...

Kundërshtarja e Bashës tregon për telefonatën që i

Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi, e cila përfaqëson një rrymë kundër Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, ka treguar për telefonatën që i ka mbërritur pas ngritjes së grupit të punës për ndryshimin e statutit.

Harxhi ka treguar se i ka mbërritur një telefonatë nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Arben Ristani, por nuk i është përgjigjur. Ajo ka lënë të kuptohet se Ristani ka tentuar të ndërhyjë brenda këtij grupi dhe prandaj ka refuzuar të diskutojë të tilla çështje në kafene.

“Një ditë pas njoftimit të ngritjes së punës, mua më ka ardhur një telefonatë nga Arben Ristani. Unë nuk i jam përgjigjur sepse e konsideroj Ristanin mik, shok, dhe kjo nuk është një çështje që diskutohet nëpër kafenet e Tiranës, por vetëm në zyrtat e partisë”, tha Harxhi.

Të fundit