Flash News

KRYESORE

Kundërshtoi koncesionin e pyjeve një vit më parë, por sot Blendi Klosi lejon ndërtimin e dy HEC-eve në Bulqizë

Rreth një vit më parë, pas protestave të banorëve, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi doli kundër koncesionit që shkatërronte pyjet në Bulqizë (masivi pyjor "Sheshe Bulqizë") duke vënë para përgjegjësisë bashkinë. Por, nuk po bën të njëjtën gjë për ndërtimin e dy HEC-eve në këtë zonë. Shoqëria ndërtuese ështe "Renewable Enegry" shpk.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i ka kërkuar Bashkisë Bulqizë, transferimin e pronësisë së fondit pyjor-kullosor në fshatin Koçaj dhe Dragu, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, me vendim të Këshillit Bashkiak, për ndjekjen e procedurave për heqjen si pronë në varsi të bashkisë dhe kalimin në pronësi të kësaj ministrie, për t'i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy HEC-eve në këtë zonë.

Mirëpo, ky hap i tillë po merret në mungesë të plotë transparence për banorët e zonës. Leja për ndërtimin e dy HEC-eve do të çojë në shkatërrimin e pyjeve në këtë zonë dhe rrjedhat ujore si pjesë e masivit pyjor "Sheshe Bulqizë".

faqet e mediave lokale është bërë thirrje që Banorë të Fushë - Bulqizës, të mbidhen përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, (nga ora 11:00 deri në orën 13:00) për të ndaluar që pronësia e masivit pyjor-kullosor të kalojë në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit që më pas të jepet leja mjedisore për ndërtimin e HEC-eve.

/Xhuliana Jakimi-Politiko.al/ 

Të fundit