Flash News

KRYESORE

"Kupa e Botës" thyen rekord, FIFA: Më shumë se gjysma e popullsisë së globit ka ndjekur kompeticionin

"Kupa e Botës" thyen rekord, FIFA: Më shumë se gjysma e

Finalaja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, e zhvilluar në Rusi, ka pasur një audiencë të kombinuar globale prej  1.12 miliardë shikuesish.

Shifra është konfirmuar nga vetë drejtuesit më të lartë të FIFA-s, në një komunikatë të ditës së djeshme.

Ndërkohë, sipas statistikave të FIFA-s, një total i kombinuar prej 3.572 miliardë shikuesish, praktikisht më shumë se gjysma e popullsisë golbale, e moshës mbi 4 vjeç, ka qëndruar para televizorit për të ndjekur kompeticionin e Kupës së Botës për të paktën një minutë.

Kjo ka ndodhur përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së kompeticionit të zhvilluar në Rusi gjatë periudhës 14 qershor deri më 15 korrik.

Të fundit