Flash News

KRYESORE

Kupa e Kombeve në prag, gjysma e futbollistëve të Kombëtares pa ekipe

Kupa e Kombeve në prag, gjysma e futbollistëve të Kombëtares

Kur duhet edhe një muaj nga zhvillimi i ndeshjes së parë të Kupës së Kombeve kundër Izraelit 7 shtator, situata në kombëtare nuk duket aspak premtuese, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve janë ende pa skuadra.

Reparti më problematik për trajnerin Kristian Panuçi është mbrojtja pasi shtatë futbollistë janë pa ekip dhe pa fazë përgatitore.

Futbollistët pa skuadra:

Mërgim Mavraj – Pas prishjes së kontratës më Hamburgun, lojtari po stërvitet individualisht me Këlnin, ndërsa është në pritje të ofertave. Destinacionet e mundshme janë Hanoveri, Deportivo La Korunja në Spanjë dhe Breshia në Itali.

Arlind Ajeti – Torino e la të lirë pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Valter Mazari dhe opsionet e mundshme për vazhdimin e karrierës janë Seria B në Itali ose Legia e Varshavës në Poloni.

Naser Aliji – Ekipi i Virtus Entela ra në Serinë C dhe mbrojtësi dëshiron të largohet. Deri tani interes kanë shfaqur disa ekipe në Serinë B dhe Panioniosi në Greqi.

Hysen Memolla – 26-vjeçari u la jashtë fazës përgatitore nga skuadra e Hajdukut të Splitit pasi nuk ka bindur drejtuesit për t’i rinovuar kontratën. Destinacionet e mundshme janë qëndrimin në kampionatin kroat ose rikthimi në Itali në Serinë C.

Ivan Balliu – Metzi në Francë nuk e ka në plane dhe i duhet të gjejë patjetër një klub të ri. Është përfolur se kërkohet në Superligën turke dhe në Kategorinë e Dytë në Spanjë – aty ku është formuar si futbollist.

Berat Djimshiti – 25-vjeçari është tikthyer tek Atalanta, pas huazimit tek Benevento, por ekipi italian po kërkon për një qendër-mbrojtës tjetër, çka nënkupton se nuk do të ketë shumë hapësira në dispozicion. Nëse nuk aktivizohet atëherë do të humbiste edhe ftesën nga Kombëtarja.

Burim Kukeli I cilësuar si mbrojtësi që ofron më shumë siguri në repartin defensiv, 34-vjeçari është lënë jashtë ekipit nga trajneri i Sionit, Mauricio Jakobaki. Deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë dhe e ardhmja duket mjaft e paqartë.

Armando Sadiku E ardhmja e tij është larg Spanjës, pavarësisht se po zhvillon fazën përgatitore me Levanten. Në media është shkruar se kërkohet nga Arisi i Selanikut në Greqi dhe Gaziantepspori në Turqi. Nuk përjashtohet mundesia që të rikthehet në futbollin zviceran.

Sokol Cikalleshi – 28-vjeçari dëshiron të largohet nga Osmanlispori pasi ekipi ka rënë në Kategorine e Dytë turke megjithatë ka edhe një vit kontratë. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa ekipe të superliges vendase por çmimi i kartonit [2 milion euro] ka bërë që ata të tërhiqen për momentin.

Të fundit