Flash News

KRYESORE

Kupa e Shqipërisë/ Shënkolli befason Tiranën, Elbasani ndal Laçin

Kupa e Shqipërisë/ Shënkolli befason Tiranën, Elbasani ndal

Tirana befasoi në përballjen ndaj Shënkollit në takimin e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, duke barazuar pa gola. Ditën e sotme u luajtën përballjet në Grupet A dhe B, ndërkohë që edhe Laçi në Elbasan nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0. Të dyja skuadrat do të duhet që të sigurojnë kualifikimin për në takimin e dytë.

Kukësi që fitoi trofeun vjet mundi Shkumbinin në Peqin me rezultatin 3-1, ndërsa Partizani mposhti Vorën 3-0.

Skënderbeu mposhti Devollin 4-1, kurse Vllaznia mundi 1-0 Burrelin në transfertë. Bylisi fitoi me poker ndaj Pogradecit, ndërsa Apolonia nuk u lodh fare në sfidën e saj, pasi Kamza nuk u paraqit dhe e fitoi takimin 3-0 në tavolinë.

Rezultatet

Grupi A

Vora-Partizani 0-3

Tërbuni-Teuta 0-2

Shënkolli-Tirana 0-0

Iliria-Kastrioti 2-1

Burreli-Vllaznia 0-1

Erzeni-Dinamo 3-0

Korabi-Besëlidhja 2-1

Grupi B

Shkumbini-Kukësi 1-3

Devolli-Skënderbeu 1-4

Elbasani-Laçi 0-0

Turbina-Luftëtari 0-1

Pogradeci-Bylis 0-4

Egnatia-Besa 0-1

Lushnja-Orikumi 2-1

Apolonia-Kamza 3-0

Të fundit