Flash News

KRYESORE

Kupat e Italisë te ‘Migjeni’, Ergys Mërtiri: Këtë mund ta bëjë vetëm kjo racë inferiore që na udhëheq

Kupat e Italisë te ‘Migjeni’, Ergys Mërtiri:

Filozofi dhe sociologu Ergys Mërtiri e sheh me kriticizëm vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të reklamuar në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, katër trofetë e fituara nga Kombëtarja Italiane në kampionatin botëror. Mërtiri ironizon kur thotë se kjo është një mënyrë e bukur për të motivuar futbollistët e Kombëtares Shqiptare për një fitore. Filozofi e konsideron vendimin e FSHF-së tregues të inferioritetit.

“Para ndeshjes me Italinë, Federata dhe Qeveria e kanë gjykuar të udhës të ekspozojnë kupat e botës që ekipi rival ka fituar ndër vite. E bukur mënyrë kjo, për të motivuar djemtë tanë për fitore! Të admirosh madhështinë e kundërshtarit para beteje... këtë mund ta bëjë vetëm kjo racë inferiore që na udhëheq”, shkruan Mërtiri.

Shqipëria e humbi ndeshjen përballë Italisë me rezultatin minimal 1-0, por loja e kuq e zinjve ishte e kënaqshme.

Të fundit