Flash News

KRYESORE

Kuqezinjtë zbarkojnë në Paris, optimistë për sfidën ndaj ‘gjelave’

Kuqezinjtë zbarkojnë në Paris, optimistë për

Kombëtarja shqiptare është nisur sot në orën 11.15 drejt Parisit ku pritet që të shtunën në orën 20.45 të ndeshet me Francën për eliminatoret e Europianit. Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e vetme stërvitore të programuar për sot, ndërsa të premten, pas konferencës së Trajnerit Edi Reja në Stad De France, do të zhvillohet stërvitja zyrtare.

Nuk pritet të ketë mungesa në formacion, pasi është bërë e ditur se i gjithë grupi është i plotë dhe të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm të shtunën kundër ‘gjelave’.  Si futbollistët, ashtu edhe trajneri Reja janë shprehur optimistë për këtë sfidë.

Të fundit