Flash News

KRYESORE

Kur Artan Hoxha trembej nga Klement Balili. “Zemra i dridhej dhe u largua me shpejtësi”

Kur Artan Hoxha trembej nga Klement Balili. “Zemra i dridhej dhe u largua

Pas intervistës me të shumëkërkuarin Klement Balili, gazetari Artan Hoxha ka zbutur qëndrimet ndaj ‘Eskobarit të Ballkanit’.

Në studiot e shumta televizive, ku ka qenë i ftuar këtë periudhë, Hoxha shpesh ka thënë se Balili, më shumë se një trafikant, është viktimë e luftës politike në vend.

Megjithatë, një vit më parë në një intervistë për revistën gjermane ‘Stern’, gazetari teksa shoqëronte reporteret gjerman në fshatin Stjar, pohonte ndër të tjera se Balili është person me rrezikshmëri të lartë.

Përshkrimi i plotë i revistës dhe qëndrimet e Hoxhës:

Është vonë në mbrëmje kur ai në një mbrëmje shtatori shkon edhe njëherë në zyrën e tij në televizion. Hoxha zë vend në tavolinën e punës, e cila duket sikur një postier të ketë derdhur çantën e tij. Letrat vijnë nga shikuesit, të cilët i dërgojnë Hoxhës të dhëna për kartelet. Ata ia dërgojnë atij dhe jo policisë, sepse ata më shumë i besojnë një gazetari trashaluq se shtetit të tyre. Nga një grumbull letrash Hoxha nxjerr një gazetë dhe tregon fotografinë e një njeriu. Ai bart kostum, ka flokë të shkurtra, bojëkafe dhe rrudhat e një burri në fund të dyzetave. «Ky është», thotë Hoxha. «Ky është Klement Balili».

Në Shqipëri çdokush e njeh emrin Balili. Bosi i drogës është njëri prej kriminelëve më famëkeq të botës; dhe ndoshta asnjë rast tjetër nuk e përshkruan më mirë lidhjen absurde mes politikës dhe mafies në Shqipëri se sa ndjekja e «Pablo Escobarit të Shqipërisë». Hoxha ka raportuar disa herë në emisionin e tij mbi Balilin, sepse çështja e tij bëri jehonë të madhe. Ka fotografi në të cilat shihet presidenti i Shqipërisë në njërën nga pritjet e organizuara nga Balili. Hoxha thotë: «Ndërkohë partitë po përpiqen ta heshtin këtë temë. Por puna ime është që t’ua kujtoj».

Fshati i Klement Balilit gjendet afër qytetit të Sarandës, një vend i njohur turistik me një promenadë të bukur, me shumë hotele dhe dyqane suveniresh. Shqipëria këtu duket si Ibiza.

Për këtë arsye ai disa ditë më vonë qëndron në një veturë në jug të Shqipërisë dhe shikon përmes xhamit të zi tri vila të mëdha, para të cilave kamerat mbajnë nën vëzhgim rrugën. Hoxha ka ardhur të hulumtojë në Stjar, në fshatin e lindjes të Balilit. Gruaja e Balilit dhe pjesa më e madhe e klanit të tij famëkeq ende jetojnë këtu. Hoxha është i shqetësuar, ai bart syze dielli dhe një kapelë si yjet e Hollyëoodit kur shkojnë për të blerë diçka në dyqan.

Para se Hoxha të shkonte në fshatin e përhumbur, ai në një pikë karburantesh u takua me shefin e policisë së rajonit. Më herët shefi i policisë ka qenë pjesëtari njësive speciale, Delta Force, dhe ai është i ngarkuar me ndjekjen e Balilit. Hoxha dhe ai janë miq të vjetër. Duhet të më nxjerrësh nga atje nëse ndodhë diçka në Stjar, tha Hoxha. Shefi i policisë kafshoi buzën. Si të bëhet kjo kur 80 për qind e vartësve të tij i shërbejnë Balilit, u përgjigj ai. Për një çast dy burrat shikuan njëri-tjetrin. Pastaj Hoxha shkoi në Stjar.

Fshati gjendet afër qytetit të Sarandës, një vend i njohur turistik me një promenadë të bukur, me shumë hotele dhe dyqane suveniresh. Shqipëria këtu duket si Ibiza.

Bilanci i klanit Balili në qytet, sipas Hoxhës: disa ndërtesa banimi, disa restorante, një diskotekë, dy kafehane dhe dy hotele, njëri prej tyre është «Santa Quaranta» – një bujtinë me pesë yje dhe me qasje të veten në det, ndërsa para tij të parkuara limuzinat luksoze me tabela gjermane. Tek në nëntor 2017 u konfiskuan hoteli dhe disa patundshmëri të Balilit.

Deri më tani ka pasur pesë përpjekje për të kapur Balilin, përherë pa sukses. Gjatë përpjekjes së fundit ai gjendej në lozhën e personave të rëndësishëm të një stadiumi dhe shikonte një ndeshje futbolli. Kur arritën njësitë speciale, ai u zhduk. «Këtu nuk vepron vetëm një informator», thotë Hoxha, «por tërë komanda e policisë».

Balili, sipas Hoxhës, përherë e ka ditur se çfarë kryen punë: shumë para. Thuhet se bosi i drogës paguante aq mirë, saqë disa vite pasi ishe kyçur në biznesin me kanabis mund të shfrytëzonte madje edhe policinë për transportet e tij. Në vitin 2017 një veturë policie u ndalua me 700 kilogramë mariuanë. Kur u bë e qartë lidhja me Balilin, e arrestuan, por pas vetëm pesë muajve e liruan.

Kjo i gëzoi njerëzit në rrugët e këndejme, thotë Hoxha. Sepse klani i Balilit ishte i popullarizuar. Balili kujdesej për njerëzit, jepte traktorë me qira, paguante për dasma dhe vizita në spital. Popullsia e varfër e vuri një nofkë: Robin Hood. Në fund të viteve 2000 jugu i Shqipërisë u bë një «Balilistan», siç thotë Hoxha. Një vend ku sundonte një njeri si mbret.

Politika e bëri Balilin në vitin 2014 drejtor të ministrisë së transporteve dhe rrugëve në jug. Pikërisht në atë kohë kur thuhet se Balili ishte angazhuar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës me shumicë. Hetuesit e drogës të DEA-s amerikan dhe Europoli në atë kohë tashmë i kishin rënë në gjurmë Balilit. Më 2016 ato lëshuan fletarrest ndërkombëtar kundër një njeriu që ndërkohë fitonte qindra milionë dhe kishte krijuar një rrjet transporti, i cili shtrihej nga Greqia në Austri.

«Ti je ai gazetari», i tha prefekti befas Hoxhës. Pastaj edhe burri tjetër ktheu kokën, Hoxha shikoi fytyrën që e njihte nga fotografitë ku ishte shpallur në kërkim. Balili nuk qeshi, ai e vështroi Hoxhën në heshtje.

Politika qe gabimi i parë vërtet i madh i Balilit. Përmes saj ai nga hija doli në dritë. Pasi presioni ndërkombëtar u bë gjithnjë e më i madh, Balili humbi postin dhe që nga atëherë është zhdukur në nëntokë. Ose në atë që në Shqipëri kuptohet me nëntokë.

Fytyra e butë e Hoxhës merr tipare të ashpra kur flet për këtë. Ishte një ditë para afër tetë javësh, në një rrugë me pluhur afër Tiranës. Atë pasdite Hoxha po udhëtonte me një mik të tijin arkitekt dhe, sapo ishte nisur të kthehej në qytet, pranë veturës së tyre u ndal një Range Rover i zi. Në veturë, tregon Hoxha, ishte një prefekt nga jugu, një familjar i Balilit, i cili deshi të përshëndeste arkitektin, dhe një burrë tjetër.

Hoxha fillimisht nuk e kishte vërejtur atë fare – flokët sërish të gjata, mjekra ngjyrë hiri. «Ti je ai gazetari», i tha prefekti befas Hoxhës. Pastaj edhe burri tjetër ktheu kokën, Hoxha shikoi fytyrën që e njihte nga fotografitë ku ishte shpallur në kërkim. Balili nuk qeshi, ai e vështroi Hoxhën në heshtje. Zemra e Hoxhës filloi të dridhej, por para se të thoshte diçka dritarja u mbyll dhe Range Roveri u largua shpejt.

«Kjo flet shumë për këtë vend», thotë Hoxha. «Tërë bota e kërkon këtë njeri. Çfarë bën ai? Shëtitet si turist».

Të fundit