Flash News

KRYESORE

Kur do e thërrisni Ramën dhe Bashën në konsultë për datën e re të zgjedhjeve, si përgjigjet Meta pas rezolutës

Kur do e thërrisni Ramën dhe Bashën në konsultë

Data e re e zgjedhjeve dhe konsulta me liderët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha tashmë do të jetë lëvizja e radhës e pritshme nga ana e presidentit Ilir Meta, pasi shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve vendore.

Sot, në një prononcim për gazetarët, në kuadër të ditës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, Meta u përgjigj kur u pyet se kur do të ketë një datë të re zgjedhjesh, si dhe kur e zhvillon një takim konsultash me kryeministrin Rama dhe liderin e PD, Basha.

“Datën e re të zgjedhjeve kur do e kemi dhe kur do e thërrisni zotin Rama dhe Basha në konsultë?, u pyet Meta.

"Sa më parë të jetë e mundur. Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim dhe çdo institucion që shkel ligjin”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, presidenti ka zhvilluar takime me partitë opozitare të qendrës së djathtë në ambientet e presidencës, si dhe me partinë ‘Zgjidhja’ të Koço Kokëdhimës.

Nga ana tjetër, mazhoranca e konsideron zhdekretin e Metës si ‘nul’, ndërsa dje në Kuvend u votua rezoluta me 100 vota pro kundër anulimit me dekret këtë të hënë nga ana e presidentit.

Meta paralajmëron pas rezolutës: Rruga e paligjshmërisë provokon stabilitetin demokratik në vend

Të fundit