Flash News

KRYESORE

Kur do të rikthejë protestat PD? Bardhi: Mundësi reale për ditët në vijim

Kur do të rikthejë protestat PD? Bardhi: Mundësi reale për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka konfirmuar rikthimin e protestave nga PD.

Në një intervistë me mediat, gjatë takimeve me strukturat e PD në Shkodër, Bardhi tha se protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

“Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019”, tha sekretari i PD.

I pyetur për një datë konkrete të rikthimit të protestave, Bardhi u shpreh: “Kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”.

Të fundit