Flash News

KRYESORE

“Kur do të rrëzohet Edi Rama?”, Basha përgjigjet para qytetarëve në ish-Kinostudio

“Kur do të rrëzohet Edi Rama?”, Basha përgjigjet para

Në një takim me qytetarët e ish-Kinostudios, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se largimi i Edi Ramës është në të mirë të vendit.

Me këtë rast, Basha ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës më 2 qershor në orën 19:00 para Kryeministrisë, pasi vetëm përmes protestave mund të çlirohet vendi nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh, siç e quajti ai qeverinë.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s'mban më. Pyetja nuk I drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës.

Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19:00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet”, deklaron Basha.

Të fundit