Flash News

KRYESORE

Kur ëndrra bëhet realitet, portieri islandez tregon sekretin e pritjes së penalltisë së Messit

Kur ëndrra bëhet realitet, portieri islandez tregon sekretin e pritjes

Portieri Hannes Halldorsson ishte heroi i Islandës në ndeshjen përballë Argjentinës, pasi arriti të presë penalltinë e Lionel Mesit në minutën e 64, teksa ndeshja përfundoi 1:1.

Pavarësisht moshës dhe faktit se luan me një ekip të vogël si Randersi në Danimarkë, 34-vjeçari bëri realitet një ëndërr të madhe të tijen për të luajtur në një kompeticion të rëndësishëm siç është Kupa e Botës dhe për më tepër të kontribuojë për fitimin e një pike.

“Ka qenë ëndërr e imja për të luajtur në një Kupë të Botës dhe tani ajo është bërë realitet. Për të pritur një penallti në Kampionatin Botëror ndaj futbollistit më të mirë në botë është diçka fantastike, pasi edhe fituam një pikë”, deklaroi Halldorsson për faqen zyrtare të FIFA-s.

Numri një i Islandës foli edhe për sekretin e pritjes së penalltisë përballë Lionel Messit. “I kisha studiuar penalltitë e Messit pasi mendoja se një gjë e tillë mund të ndodhte. I kamë parë me kujdes të madh penalltitë e ekzekutuara nga ai dhe isha i bindur se do të godiste në atë këndë”, tha Halldorsson.

Të fundit