Flash News

KRYESORE

“Kur kam parë ish-të dashurën e partnerit nuk kam mundur të fle”, Sara Kapo flet për jetën private

“Kur kam parë ish-të dashurën e partnerit nuk kam mundur

Vajza e aktores Ema Andra, Sara Kapo, ka qenë në një intervistë në “Një kat më lartë” në In tv, ku përveç projektit të saj “Watching You”, ajo padyshim është pyetur edhe për jetën e saj.

E pyetur nga moderatori i emisionit nëse është apo jo xheloze, Sara është përgjigjur se nuk telefonon shpesh partnerin, pasi sipas saj Tirana është e vogël dhe do informohej nga mikeshat për çdo gjë.

“Jo, jam me idenë mos i bëj tjetrit atë që s’do të të bëjë ty. Tirana është shumë e vogël, merren vesh shumë kollaj gjërat. Kam gocat”, tha ajo.

 E pyetur se si do të ndihej ajo nëse i dashuri i saj do të fliste keq për të, Sara përgjigjet se do priste që ai të shpjegohej. “Nuk e di, por duhet të presë për një përgjigje, se unë jam pak e sertë. Edhe te videoklipi që duket shumë naiv, ka disa mesazhe shumë të vogla, që nuk e di në i ka kuptuar njeri”, vijoi ajo.

 Ndërsa pyetjes së cila ka qenë gjëja më e shëmtuar që ka parë me të dashurin e saj ajo përgjigjet se ka qenë ish e dashura e tij. “Ish e dashura e tij. Ishte shumë … nuk kam fjetur atë ditë”, – tha ajo me ironi.

Të fundit