Flash News

KRYESORE

Kur në stadium festojnë japonezët, harrojini mbeturinat. Gjesti që ka tërhequr vëmendjen e botës

Fansat e Kupës së Botës nga vende të ndryshme si Japonia dhe Kolumbia jo vetëm që mbështesin ekipet e tyre gjatë ndeshjeve, por ata kanë pastruar gjithashtu seksionet e tyre në stadium para se të ikin.

Videot në rrjetet sociale tregojnë tifozët e Japonisë pas fitores 2-1 kundër Kolumbisë të largohen vetëm pasi kryen një pastrim duke mbledhur shishet, gotat dhe çdo mbeturinë tjetër nëpër qese blu, që vendosen në koshat e plehrave.

Me shumë mundësi të frymëzuar nga ky veprim, disa fansa të Kolumbisë iu bashkuan gjithashtu përpjekjeve për pastrim në stadiumin ”Saransk”.

Një skenë e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen tjetër që u zhvillua mes Polonisë dhe Senegalit në stadiumin “Spartak” të Moskës ku fansat e Senegalit mblodhën të gjitha mbeturinat që kishin krijuar.

Të fundit