Flash News

KRYESORE

Kur Pandeli Majko rrëzoi Edi Ramën për Teatrin, i emëroi drejtor kritikun e tij

Kur Pandeli Majko rrëzoi Edi Ramën për Teatrin, i emëroi

Tashmë është publik projektligji i hartuar nga qeveria që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Projektligji në fjalë, parashikon negocimin me Kompaninë ‘Fusha Sh.pk’, të cilës do t’i jepet e gjithë pjesa që quhet qendra historike e Tiranës, ku do të bëhet shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i kullave biznesi.

Duke qenë se për kalimin e kësaj procedure në Këshillin Bashkiak të Tiranës mazhoranca nuk i kishte votat, për shkak se duhet 2/3-at, u zgjodh që kjo të bëhej përmes një projektligji nga qeveria dhe më pas të miratohet me shumicë të thjeshtë votash në Kuvend.

Por plani i kryeministrit Edi Rama, për shembjen e Teatrit Kombëtar është i hershëm. Në vitin 2002, Edi Rama, kryetar bashkie i Tiranës, tentoi sërish shembjen e Teatrit Kombëtar por sërish u kundërshtua nga artistët. Rama dhe artistët patën edhe dy takime të hapura ku nuk munguan as përplasjet dhe debatet e ashpra. Asokohe, drejtori i Teatrit Kombëtar ishte Xhevdet Ferri, i cili nga ana e tij ishte për shembjen e godinës së teatrit. (E njëjta situatë si sot, edhe drejtori aktual është për shembjen e godinës)

Por kjo tentativë e Ramës dështoi dhe teatri nuk u shemb. Në atë kohë, socialistët ishin sërish në pushtet dhe kryeministër ishte Pandeli Majko. Socialistët dolën kundër planit të Ramës ndërkohë që Pandeli Majko shkarkoi edhe drejtorin e Teatrit duke emëruar në vend të tij Agrim Qirjaqin i cili ishte një nga artistët që ishte përplasur më ashpër me Ramën dhe që firma e tij ishte në krye të peticionit të asaj kohe për mos shembjen e teatrit. Por jo vetëm kaq, si sfidë ndaj Ramës, qeveria ‘Majko’ i akordoi edhe një fond Teatrit për rikonstruksionin e një pjese të tij./Politiko.al

 

Të fundit