Flash News

KRYESORE

"Kur përmendet Shqipëria çohemi në këmbë i madh e i vogël", kritika të ashpra për Delindën

Një javë më parë "Klanifornia" transmetoi në Tv Klan puntatën e parë, por roli i Shote Galicës, që u luajt nga aktorja Delinda Zhupa, është komentuar negativisht dhe shumë ashpër në mediat sociale.

Një ndër komentet ishte i një shqiptari nga Kosova, i cili shkruan se kur përmendet Shqipëria çohen në këmbë i madh e i vogël.

Pas komenteve shumë të ashpra, vetë Delinda ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shkruan ndër të tjera:

“Ishte e tmerrshme kur pashë varrin e burrneshës dhe trimëreshës Shote Galica në atë gjendje… Zgjodha nëpërmjet interpretimit të bëj një thirrje për gjithë politikanët të cilët nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrejnë memoriale për turqit, grekët, etj.”

Të fundit