Flash News

KRYESORE

Kur Ruçi mbrohej para deputetëve holandezë: Drogën dhe prostitucionin i gjetëm mes jush

Kur Ruçi mbrohej para deputetëve holandezë: Drogën dhe

Parlamenti holandez votoi sot pro heqjes së vizave për shqiptarët per shkak te rritjes se kriminalitetit dhe shtimit të numrit të azil-kërkuesve. Vendimi i autoriteteve holandeze nuk është i papritur, pasi më 9 maj të vitit të kaluar, një grup deputetësh në një vizite në vendin tonë kërkuan medoemos luftimin e kultivimit të drogës dhe krimit .

Asokohe, Gramoz Ruçi iu përgjigj deputetëve se droga dhe prostiutucioni nuk janë fenomene shqiptare, por të eksportuara nga Holanda dhe Europa. “Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, nënvizonte Ruçi.

“Nuk jam plotësisht dakord me atë që kanë thënë. Ne bëmë zgjedhjen tonë, të rrëzonim diktaturën. Nëse Shqipëria përkufizohet me disa kriminelë, ne s’jemi ata. Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribuesë. Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë”, ishte komenti i Ruçit, që pati ngjallur jo pak polemika në vend.

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë

https://www.youtube.com/watch?v=TdI2rxrkOpY

Të fundit