Flash News

KRYESORE

“Kur të fitosh zgjedhjet do të kërkojnë falje”, Berisha-Bashës: Normale që partia të dalë mbi liderin

“Kur të fitosh zgjedhjet do të kërkojnë falje”,

Me eksperiencën gati 30 vjeçare në politikën shqiptare, ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar pozitive të dhënat e sondazhit të ‘IPR Marketing’ dhe Rtv Ora, që tregonin një rritje me 10% për Partinë Demokratike.

Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha ka inkurajuar kryetarin Lulzim Basha për të vijuar punën për të kapitalizuar fitoren, sepse në këtë mënyrë do të bëhet lider i demokratëve. Berisha ka paralajmëruar Bashën se ditën që të do fitojë zgjedhjet, shumë prej kritikëve të tij do i kërkojnë falje.

“Unë i besoj sondazheve te Notos, ai i majtë është por në Shqipëri e ka gjetur. Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin. Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet t’i futesh detit në këmbë. Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë. Kështu që tani punoni për të kapitalizuar fitoren, dhe për mos humbur ritmin sepse shqiptarët presin nga ne”, është shprehur Berisha në mbledhje, raporton Politiko.al.

Të gjithë liderët politikë në Shqipëri, sipas këtij sondazhi, rezultonin me një përqindje të vogël pëlqyeshmërie, por partitë opozitare kishin njohur një rritje të konsiderueshme të mbështetjes, në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës.

Të fundit