Flash News

KRYESORE

Kur të kthehet në "boomerang", fushatat më të këqija dhe qesharake të turizmit

Fushatat më të këqija të të turizmit Disa fushata reklamuese janë legjendare për të gjitha arsyet e duhura. Dhe pastaj  ka nga ato që janë absolutisht qesharake që u dëmtuan në shumë mënyra. Fushatat e turizmit kanë një qëllim shumë të qartë: të promovojnë shtete, qytete dhe rajone si vendet që turistët duan të vizitojnë. Por ka patur shumë raste kur reklamat për turizmin kanë qenë shumë larg këtij misioni dhe  këto destinacione janë bërë të famshme për arsyet e gabuara. Më poshtë janë disa nga reklamat më epike të turizmit të dështuar të të gjitha kohërave. Siria: Gjithmonë e bukur Reklama kishte përfshirë kolonen zanore të këngës "Game of Thrones" dhe ishte kujdesur që  në video të jepte dhe skena të shkatërrimit të qytetit. Lituania: E vërteta është e bukur Ironia në emrin e fushatës: Bukuria e Lituanisë nuk mund të flasë për veten. Reklama 193 mijë dollarëshe u përball me shumë tallje kur u publikua. Australia: Ku dreqin je ti Reklama 180 milionë dollarëshe u kritikua shumë për gjuhën e keqe të përdorur dhe për elemente të tjera të fushatës që ishin një boshllëk. Singapore Reklama, e cila kishte për qëllim tregun e Filipineve, u gjykua gjerësisht pas publikimit të saj në 2014-ën dhe Bordi i Turizmit i Singaporit e hoqi atë nga faqja zyrtare e YouTube. Rhode Island: Fantastikë dhe të ngrohtë Shteti amerikan u tall me këtë video promovuese vitin e kaluar, i cili paraqiste një slogan konfuz. Suedi: Numri suedez Egjit: #thisisegypt (Ky është Egjipti) Burimi: News.com.au

Të fundit