Flash News

KRYESORE

"Kur të papërgjegjëshmit drejtojnë, shkatërrohet e ardhmja e një brezi të tërë", Kërpaçi reagon për debatin me provimet e maturës

"Kur të papërgjegjëshmit drejtojnë, shkatërrohet e

“Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë!”, ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar përsa i përket debatit për provimin e Maturës Shtetërore në Gjuhë-Letërsi. Sipas Kërpaçit, Matura Shtetërore është “një eksperiment të përvitshëm me të ardhmen e të rinjve” dhe kjo duhet të marrë fund.

Postimi i Floida Kërpaçit:

Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë!

Janë aq të pafytyrë sa pranojnë se me ligësi qëllimisht kanë zgjedhur ato pyetje!

Qëllimi dihet, të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve që të largohen sa më parë nga vendi ynë!

Matura Shtetërore, një eksperiment i përvitshëm me të ardhmen e të rinjve dhe sakrificën e tyre që duhet të marrë fund!

Kjo është arsyeja pse rinia largohet në emigrim,

kjo është arsyeja pse sot nuk ka zhvillim,

kjo është arsyeja pse sot mbizotërojnë

ANTIVLERAT!

Për këtë padrejtësi që u është bërë maturantëve, duhet të vendoset drejtësi dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi!

Të fundit