Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Kur të pjell me viruse të pasjellshëm, të pjell”, përplasen mjekët Brajat dhe Dasho: Doktor, po ç’pate?!
Kryetari i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka replikuar me epidemiologun, Erion Dasho, pasi ky i fundit ka deklaruar se në Shqipëri nuk po ndiqet një strategji, protokoll dhe trajnim në përballimin e pandemisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Brataj i ka sqaruar se ai ka thënë që ideale për kryerjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma dhe jo se tampon është i padobishëm.
Madje, në reagimin e tij, Brataj nuk ka kursyer edhe ironitë ndaj ekspertit, ndërsa Dasho nuk ka qëndruar në heshtje por i është përgjigjur sërish.
Reagimi i Bratajt:
“I nderuar Dr. Erion Dasho
Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjekësisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prapë nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova! Meqenëse keni filluar punë në televizione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjisë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqenëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kanë dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, të cilët janë kolegët tuaj!
Deri tani nuk keni qenë asnjëherë dakord me asnjë vendim të tij ose punën e kryer, për ju asnjë ekspert i këtij komiteti nuk meriton. Ju e keni filluar me mjeket dhe mjek ët ekspert ë të komitetit një betej ë pa pikë referimi dhe tani mbërritët tek unë, duke marre fraza që të interesojnë nga intervistat dhe duke bërë interpretimin që dëshiron, duke anashkaluar problemet e tjera, ato më të rëndësishmet. Ju jeni 24 orë në pritje të intervistave të çdo anëtari të komitetit (disa prej tyre kanë qenë profesorët tuaj), por tani si duket ju keni vërtetuar shprehjen popullore se “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi”, ishallah qoftë e vërtetë!
Ju çdo ditë jeni aty në pritje të një copëze komunikimi që mund të interpretohet në dy mënyra, asaj që thuhet realisht dhe asaj tuajës( kuptohet që është e vetmja e saktë)! Ose ndoshta lexoni vetëm titullin e lajmit pa hyrë në brendësi, normal mund të ndodh! Në daljen time nuk kam hequr asnjëherë dobishmërinë e tamponit, kam konfirmuar dhe konfirmoj që ka një përqindje shumë të madhe fals negative tamponi, sidomos te asimptomatikët. Kam thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma, jo të mos bëhet tamponi ose tamponi është i pa dobishëm!
Në këtë periudhë njerëzit kërkojnë tamponin kur kanë shenja dhe simptoma, por një pjesë e madhe e kërkojnë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës.
Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin.
Kritika është konstruktive kur kërkohet të përmirësohet puna, kur kërkohet të shpëtohen sa më shumë njerëz, kur kërkohet të informohen njerëzit sa më shumë, sa më qartë me këshilla.
Besoj se në këtë koment me titull me germa të mëdha vetëm keni krijuar më shumë konfuzion te qytetarët.
Në fakt e keni bërë disa herë që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim!
I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja kërkoni vetes tuaj!
Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e parë të këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online në bazë të protokolleve!!! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kanë protokolle.
Doktor kthjellohuni!!
Tani për tju sqaruar edhe njëherë ju këshilloj të shikoni linkun e mëposhtëm që përputhet me çfar doja të përcillja në intervistën time. Mbas linkut ësht ë shpjeguar gjendja e Shqipërisë!
https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=qtL88aXciT4&feature=youtu.be
Në Shqipëri çfarë po ndodh në këtë moment:
Janë bërë 28.883 teste(tampon) nga të cilat 3571 kanë dalë të infektuar me COVID-19
Bazuar të dhënave epidemiologjike të deri tanishme n ë gjithë botën le të shikojmë gjendjen n ë vendin ton ë për të kuptuar me qartë rrezikun e një FALS NEGATIVI!
13.07.2020 kemi:
Numri i të vdekurve = 95
Vdekshmëria= 2.66%
Totali i të infektuarve=3.571
3.571 përbën 70% të besueshmërisë së tamponit.
Fals Negativ(30% e numrit të infektuarve 3.571) është 1.125 persona me COVID-19 në tamponin e parë!
Fals Negativ(30% e 1.125) ësht ë 337 persona me COVID-19 në tamponin e dytë!
Mendoni 1.125 ose idealisht 337 persona të infektuar lëvizin të lirë, të bindur që nuk janë të infektuar me COVID-19?
Pra, ajo që dua të them është që tamponi sot është metoda e vetm ë diagnostikuese por me përqindjet e gabimit t ë sipërpërmendur, nuk na jep sigurinë e kontrollit t ë p ërhapjes të infeksionit dhe nuk ndryshon as prognozën dhe as rezulatin final të sëmundjes!
Ajo që kam thënë, them dhe do të vazhdoj ta them është:
Nësë ke shenja dhe simptoma
Nëse ke një familjar të konfirmuar me COVID-19
Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe nuk ke shenja dhe simptoma
N ëse e kuptove rrezikun e shp ërndarjes s ë virusit edhe pas tamponit fals negativ
KONSIDEROJE VETEN TË INFEKTUAR DHE SILLU SI I TILLË!
UNË DO VAZHDOJ T’JU LUTEM SI QYTETAR, SI EKSPERT DHE MBI T Ë GJITHA SI MJEK, MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!
Koronavirusi ekziston
Koronavirusi infekton
Koronavirusi sëmur
Koronavirusi mer jetë
JU LUTEM
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5.Mos shkakto konfuzion
P.S. Dr.Erioni siç e shikoni thëniet tuaja dhe ironia e përdorur dëmtojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, duke pas parasysh që jeni epidemiolog dhe këto marzhe gabimi i dini shumë mirë, ashtu siç dini dëmin që sjell konfuzioni i shkaktuar nga statusi juaj.
Erion Dasho ..... doktor, i ke ndjekur ne televizion deklaratat si te personave politike dhe te atyre teknike apo je duke shijuar javët e para te pensionit ??!!
1. Para disa ditësh ishte ministrja ajo qe hodhi dyshime mbi vleren e testeve.
2. Dje ishte nje antar i komitetit qe beri te njejten gje.
Te dy prononcimet jane ne YouTube dhe mund t'i verifikosh.
kur të pjell me viruse të pasjellshëm, të pjell...
do t'a ketë bërë Mehmeti me kokën e vet...
Me zbulimin se testet për COVID nuk vlejnë, komiteti shqiptar mund të iluminojë mbarë botën...
Reagimi i mjekut Dasho:
DOKTOR, PO Ç'PATE TI??!!
Unë të kam trajtuar gjithmonë veç natarëve të tjerë të komitetit sepse e kam gjykuar pozitiv rolin e urgjencës mjekësore me menaxhimin e krizës!!!
Në mars edhe të kam dhënë këshilla se si mund të përdorje të dhënat e gjeolokacioneve për të bërë harta treguese të simptomatologjisë dhe ankesave. Do të kishin qënë shumë dobishme për vendim-marrjen dhe prapë t’i rekomandoj t’i bësh në se nuk i keni realizuar akoma.
Po në mes të marsit të kam sugjeruar ndarjen e punës me mjekun e familjes dhe ti e vlerësove pozitivisht si masë, ndonëse antarët e tjerë të komitetit nuk patën vizionin dhe nuk e miratuan zbatimin e saj. Ndonjë prej tyre e kundërshtoi me forcë megjithëse nuk e kuptonte efektin e saj. Kuptohet sugjerimi im ishte për angazhimin e mjekut të familjes për këshilla nëpërmjet telefonit dhe ai angazhim do të kishte ndihmuar shumë në përmirësimin e përgjigjes ndaj COVID.
Lidhur me komentet publike rreth aftësisë sime, nuk përgjigjem sepse për nivelin e aftësive na vlerësojnë kolegët, pacientët dhe publiku. Por dua të sqaroj dy elementë:
Së pari, më vjen keq për kujtesën afatshkurtër. Ti duhet ta mbash mend shumë mirë që unë jam mjek, sepse bazuar mbi dokumentet strategjikë të hartuar nga unë dhe ekipi im ke filluar punën tek urgjenca mjeksore. Kemi këshilluar edhe dy kolegë të tjerë të cilëve ju ofrua pozicioni i Drejtorit të UM para jush, por me sa duket shprehja “i treti, i vërteti” u materializua. Besoj e mban mend ekipin e projektit të financuar nga një donator i huaj që të mirëpriti në hapat e parë të kthimit nga Italia. Më ka ardhur mirë dhe e kam vlerësuar faktin që ti e shfrytëzove siç duhet këtë mbështetje fillestare për ta kthyer urgjencën në një përvojë pozitive për sistemin tonë shëndetësor.
Së dyti, trajnimet e mjekëve të familjes i kam ofruar FALAS. Nuk kam kërkuar dhe pranuar asnjë lek të vetëm sepse e kam konsideruar si kontribut për kapërcimin e situatës së lidhur me COVID në vendin tonë. Madje jam i gatshëm të vazhdoj trajnimet po FALAS për mjekët e familjes dhe këdo tjetër që ka nevojë. Por ka edhe më tepër. Kam ofruar FALAS një program hartëzimi për raportimin e rasteve të konfirmuara ose të dyshuara me COVID si dhe një program telemjeksie që nuk janë pëdrorur për arsye që as sot e kësaj dite nuk i kam kuptuar.
Nga pozitat e një kolegu, po ju them drejtohem ju dhe kolegëve tuaj në komitet se, po të dëgjoni këshilla (jo domosdoshmërish nga unë), por nga një grup mjekësh dhe shkencëtarësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në Gjermani, Itali, Angli, SHBA, etj., për katër javë çështja e COVID-19 në Shqipëri hyn në rrugën e zgjidhjes. Pa izolim, pa karantinë dhe pa masa që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve.
Të uroj një ditë të mirë dhe të këshilloj të merresh me atë profesion që e bën mirë – urgjencën mjekësore – sikundër merrem edhe unë me profesionin që bëj më mirë – shëndetin publik, politikat shëndetësore dhe menaxhimin shëndetësor.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58