Flash News

KRYESORE

Kur të vrasin këpucët, si mund të shërojmë këmbët në mënyrë natyrale

Kur të vrasin këpucët, si mund të shërojmë

Flluskat që formohen kur ju vrasin këpucët janë të dhimbshme dhe shumë të bezdisshme. Këto flluska formojnë një formë lëngu të hollë në brendësi të tyre, i cili duhet nxjerrë jashtë me anë të një gjilpëre të vogël të sterilizuar.

Ja disa mënyra që mundësojnë shërimin e këtyre plagëve të vogla dhe reduktojnë dhimbjet:

Aloe Vera: kjo bimë do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të trajtuar këto raste. Ajo ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe për pasojë zvogëlon skuqjen dhe inflamacionin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit që mbart, Aloe Vera hidraton zonën e vrarë dhe përshpejton procesin e shërimit. Aplikoni xhelin e Aloe Veras mbi plagë dhe mbajeni derisa të thahet. Shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

Çaj jeshil ose i zi: të dy këto lloje çajrash kanë veti anti-inflamatore. Valoni disa gjethe çaji për disa minuta dhe me anë të një pambuku lyeni zonat e vrara. Mbajeni pambukun në këto zona për 15 minuta. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në ditë.

Pastë dhëmbësh: pasta e dhëmbëve përmban sodë buke dhe mente dhe është shumë efektive në trajtimin e këtyre plagëve të vogla. Merrni pak pastë dhëmbësh dhe lyeni zonën e vrarë. Mbajeni për 1 orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Pasta e dhëmbëve do të përthajë plagët, do të reduktojë kruajtjet dhe do të mundësojë shërimin e shpejtë të tyre.

Të fundit