Flash News

KRYESORE

"Kur u ktheva në Kosovë, nuk ishte ndjesia që prisja", reperi i njohur Gashi sjell këngën me Ledri Vulën

"Kur u ktheva në Kosovë, nuk ishte ndjesia që prisja",

"Është shumë e çmendur për mua sepse kur u ktheva në Kosovë nuk ishte ndjesia që prisja sepse në fakt nuk kam më familje këtu. Gjyshi dhe gjyshja ime dhe pjesa tjetër e familjes, disa kanë vdekur, pjesa tjetër janë larguar ose nuk flas me to. Ky ishte vendi ku isha në verë për të ndjerë që kam familje. "- thotë reperi Gashi në përshkrimin e videos.

"That`s mine" titullohet kënga më e re e Gashit, reperit me origjinë nga Shqipëria, i cili është duke ngjitur shkallët e karrierë muzikore në Amerikë. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe flet për përjetimet personale të Gashit.

Projekti i dy reperëve pritej të lançohej më parë dhe xhirimet kanë nisur që nga festivali "Sunny Hill".

Gashi ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike të Jay-Z.

Të fundit