Flash News

KRYESORE

“Kurban” për hapjen e negociatave? Reagon Tahiri: Nuk ka shanse të ndodhë

“Kurban” për hapjen e negociatave? Reagon Tahiri: Nuk ka shanse

Ish-ministri Saimir Tahiri në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e Hapur’, ka deklaruar se nuk i frikësohet arrestimit. Në përgjigjen e tij, Tahiri bëri me dije se nuk shqetësohet nga kjo gjë, pasi sipas tij nuk është e mundur të ndodhë.

“Nuk më shqetëson kjo dhe nuk e besoj që kjo është e mundur të ndodhë. Di të vërtetën time, të tjerat janë të parëndësishme për mua. Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta”, ka pohuar Tahiri.

I pyetur nëse ka mbështetjen e kryeministrit Rama, ai deklaroi se nuk ka nevojë për mbështetjen e askujt dhe se i intereson vetëm e vërteta e tij.

“Nuk më duhet mbështetja askujt. Më mjafton e vërteta ime. Jam mësuar më shumë se kaq. Nuk isha vetëm në parlament, më përshëndetën shumë nga kolegët e mi dhe u gëzova që i takova”, shtoi ish-ministri i Brëndshëm.

Të fundit