Flash News

KRYESORE

Kurdistani, ‘shteti’ që rrezikon ekzistencën e Turqisë siguron njohjen e parë ndërkombëtare

Kurdistani, ‘shteti’ që rrezikon ekzistencën e

Më 25 shtator, në qytetet e banuara nga kurdët në Irak, do të zhvillohet një referendum për krijimin e shtetit të ri. Sa më shumë afrohet kjo datë, aq më shumë shtohen kërcënimet e Turqisë, shtet fqinj me Irakun.

Drejtuesit e provincës së Kurdistanit kanë theksuar se vota në referendum nuk do të sjellë shkëputjen e menjëhershme nga sundimi i Bagdadit, por do të jetë një argument i fortë në tryezën e bisedimeve mes liderëve.

E kur kanë mbetur pak ditë para se kurdët të shprehen me votë, shteti ende i pa themeluar i Kurdistanit ka siguruar njohjen e parë ndërkombëtare. Është Izraeli që po i jep mbështetje politike këtij projekti, që deri më tani është kundërshtuar nga SHBA, Rusia, Bashkimi Europian, Iraku, Turqia, Irani dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka theksuar se “i mbështet përpjekjet legjitime të popullit kurd për të formuar shtetin e tyre”.

Kjo deklaratë e Netanjahut pritet të shkaktojë përplasje të forta me Ankarancë, e cila sot paralajmëroi Erbilin (kryeqytet i provincës autonome) për izolim dhe pasoja të rënda.

Kurdët përbëjnë rreth 20% të popullsisë në Turqi, të vendosur kryesisht në jug të vendit, në kufi me Irakun dhe Sirinë. Ankaraja i frikësohet një efekti domino në rajon, pasi shkëputja e Krudistanit nga Iraku mund të rizgjojë përpjekjet e kurdëve në Siri dhe Turqi për të vepruar njësoj dhe për t’u bashkuar me shtetin e pavarur.

Kurdët janë komb i veçantë nga kombet e tjera në rajon, por deri më sot nuk janë lejuar të krijojnë shtetin e tyre.

Të fundit