Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ditari i Rezistencës/ Dita 21 e Kiametit
Koloreto Cukali
Kurorë-frika
Një nga shqetësimet më të mëdha që po artikulohet sot në botën e lirë është fakti që frika nga kurorë-virusi po ngre nevojën e marrjes së masave të paprecendenta, dhe në këtë rast, liderë populistë po përfitojnë për të përqendruar dhe më shumë pushtet në duart e tyre.
Një prej tyre është Viktor Orban, në zemër të Europës që po e përdor situatën për të ndërtuar përfundimisht një mbretëri ku ai është mbreti i padiskutueshëm. Në Parlament Partia e tij Fidesz ka shumicë absolute dhe merr vendime edhe anti-Kushtetuese, Orban mund të qeverisë tashmë vetëm me dekrete që nuk ka kush i konteston, ai mund të fusë tashmë në burg gazetarë që Ai konsideron që përhapin lajme “të rreme”; i vetmi informacion zyrtar vjen vetëm nga zëdhënësit Qeveria, dhe mediat e analistët pro tij janë mese dakord që kjo të ndodhë. Kjo situatë, është pa afat. Nëse shtete si Britania apo Franca masat që kanë marrë i kanë me afat (2 muaj në Francë) në Hungari ato mund të zgjasin përjetësisht.
Këtu mund të ngremë 3 pyetje:
Me çfarë ju ngjasojnë metodat e Orban-it?
A po qeveris akoma “byrazeri” në Ankara akoma me ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme pas grushtit të shtetit të para 4 viteve?
Dhe, a ka përfunduar gjendja e emergjencës e shpallur për tërmetin e Nëntorit nga qeveria Rama?
Shqipëria mes tërmetit e Covid-it
Mënyra më e mirë për të mbajtur një popull nën zgjedhë është frika. Ne e kemi provuar për 45 vjet, por kjo nuk do të thotë që kemi imunitet.
Frika nga kurorë-virusi është thelbësore dhe unë kam parë me trishtim që ka shumë njerëz, të gatshëm për të “tregtuar” frikën se mos vdesin me heqjen e lirisë. I kuptoj, por, gjëja që frika nuk i le të kuptojnë është që heqja e lirive nuk garanton mbrojtje më të mirë ndaj virusit. Kjo frikë po pasurohet dhe me “lajme” të paverifikuara si puna e policisë spanjolle që rrihte protestuesit, apo dhe videove që qarkullojnë me gjoja tanke në mes të New York-ut, video që nuk kanë asnjë vërtetësi. Unë e lexoj NY Times e The Guardian përditë, dhe kur flitet për “futje të ushtrisë” bëhet fjalë ose për angazhim të spitaleve/mjekëve ushtarakë ose për ndërhyrje humanitare (si në Itali ku ushtria po transporton të vdekurit) dhe jo për show dhune si diagaçët në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Me fjalë të tjera, këto lloj lajmesh, për tanke në Londër apo në NY, qarkullojnë vetëm në hapësirën virtuale shqiptare.
Frika e kombinuar me PR (që në rastin e fushatave të z. Rama do quheshin shqip: vetëreklamë) të përqendruar mund t’i japin një lideri autokrat edhe më shumë pushtet nga sa aktualisht ka.
Pak ditë më parë qeveria shqiptare mori dhe kompetenca që janë shqetësuese: të drejtën për të tu futur në shtëpi pa urdhër gjykate, për të të marrë pronën e për të të ndaluar protestën nëse të heqin paligjshmërisht nga puna (grevat)!
Por, arsyeja pse po e risjell “frikën” si argument është një tjetër.
Frika e një grupi më të vogël njerëzisht, që falë PR-it (vetëreklamës) dhe frikës masive, Kryeministri do të mbajë pushtetin edhe prej faktit që pjesa më e madhe e shoqërisë po trajtohet “si dele”.
Ka një ide që 5% e popullsisë është e vetëdijshme për batakun ekonomik e politik, për humbjen e lirive civile e të pronës publike, për një shtet që tashmë qeveriset me Ajfon e Uatsap, për një realitet të manipuluar thellësisht nga propaganda dhe me liri shprehjeje të cunguar, por z. Rama mund të qeverisë lirisht përjetësisht falë manipulimit të 95%-shit tjetër.
Ky, është një debat i rëndësishëm.
Kurorë-reklama
Të tërë e mbajmë mend gjetjen e Ramës që të shfaqej në protestën e solidarizimit me viktimat e Charlie Hebdo-së në Paris, ku tërhoqi me vete si dekor dhe përfaqësues fetarë. Një nga gjetjet më të mira të tij publicitare.
Por, i njëjti person që protestonte kundër dhunës ndaj medias në Francë ka disa vjet që është një nga armiqtë më të mëdhenj të medias, që e ka tejkaluar në nivel Orbanin, Vuçiçin dhe despotët e tjerë të lindjes pas-sovjetike. Kam patur rastin që të verifikoj nga afër dhe përimtësisht strategjinë denigruese, shpifëse, gënjeshtare, keqinformuese e manipuluese të tij në rastin e ligjit të medias, të përforcuar nga një fushatë e gjerë PR-i dhe një lumë oborrtarësh. Mosmiratimi i atij ligji, është prapë një nga kushtet për hapjen e negociatave.
Brenda vetë partisë së tij, njoh njerëz që bien dakord që ai për PR (shqip: vetëreklamë) është më i miri dhe po të njëjtët njerëz e pranojnë që ai ka një problem të vogël: nuk di të bëjë shtet. Por, PR-i i Ramës në krahasim me “3 lapsat” tani ka shkuar në citime imamësh (që dalin të jenë terroristë), në fjali të tipit “thuajini zotit faleminderit që më keni” dhe deri tek qeshakja si veshja e 30 mjekëve me maska pune që në Rinas.
Ka vërtet një frikë që z. Rama po e karikon frikën dhe masat pasuese për Covid-in (ku nuk ka asnjë meritë personale, për sa kohë janë masa standard të kërkuara nga OBSH) për të ndërtuar në fushatë politike që ngulit idenë se ai është “babai i kombit” dhe pa të jemi të mbaruar. Edhe përdorimi i skajshëm termave “jemi në luftë” ndaj një “armiku të padukshëm” tenton të ndërtojë imazhin e prijësit trim e luftëtar në raport me terrorin që ngjallin po këta terma në publik. Në fakt, ne nuk jemi në luftë, dhe armiku i vërtetë është sistemi shëndetësor i shkatërruar dhe mungesa e ventilatorëve.
Kjo fushatë është e orientuar për atë që do të ndodhë pas Covid-it.
Kurorë-mbreti
Kur të ketë kaluar situata, nuk ka rëndësi një muaj apo një vit, Shqipëria do dalë lakuriq ashtu siç është: e dregosur ekonomikisht dhe e zhveshur nga liritë politike e civile.
Në një analizë z. Genc Burimi argumenton që intensiteti i propagandës po ndërton justifikimin për nesër që të mos kemi gojë t’i kërkojmë llogari për ekonominë kurorë-mbretit, kurorë-babait që na mbrojti nga rreziku i kurorë-virusit.
Ndaj, detyra e atij 5%-shi sot nuk është të bjerë në pesimizëm as të mendojë që beteja për të mbrojtur liritë është e humbur. Përballë manipulimit prej frikës e propagandës së 95%-shit, ajo pjesë që nuk manipulohet dot duhet të vazhdojë të flasë, të argumentojë e të mbajë gjallë të vërtetën tjetër, atë që tiranët duan ta zhdukin me propagandë e ta mbysin me frikë.
Sigurisht, kjo betejë për lirinë nuk ka përballë vetëm propagandën megjithë obvorrtarët e lakejtë, por dhe reagimin e një publiku të terrorizuar nga frika e që linçon në emër të frikës këdo që ngre pikëpyetjet për lirinë. Por, e vërteta duhet mbajtur me çdo kusht e duhet bërtitur fort. Që kur të dalim nga kjo situatë, tirania të mos shndërrohet në një makth tjetër akoma më të gjatë.
Kur e gjitha të ketë mbaruar, do shihet çfarë ka mbetur nga një ekonomi e shpërdoruar prej vitesh e nga një shtet kartoni.
Nëse z. Rama për propagandë citon Anwar al-Awlaki-n, unë preferoj Nolin: “Se pas vdekjes ndriti jeta, dhe kudo gjëmon trumbeta...” Asaj trumbete duhet t’i biem që tani, në mënyrë të vazhdueshme e sado pak të jemi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38