Flash News

KRYESORE

Kurti bën kërkesë që më 3 shkurt të mbahet seancë parlamentare për votimin e qeverisë

Kurti bën kërkesë që më 3 shkurt të mbahet

I mandatuari për të formuar qeverinë e Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kërkesë që më 3 shkurt të mbahet një seancë parlamentare, ku do të votohet qeveria e tij.

Lideri i Vetëvendosjes ndërkohë ende nuk e ka arritur marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërkohë që të dyja partitë nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, për ta formuar sa më shpejt.

Seanca do të mbahet me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit kushtetues që ai ka për formimin e qeverisë. Ditën e nesërme dot ë mblidhet kryesia e kuvendit, që do të vendosë për kërkesën e bërë nga Kurti. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u shpreh ditën e sotme se nuk ka biseduar më me Kurtin, që nga takimi i fundit të martën në kuvend.

Të fundit