Flash News

KRYESORE

Kurti heq tërësisht taksën për mallrat serbe: Do e monitorojmë

Kurti heq tërësisht taksën për mallrat serbe: Do e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për shtyp, deklaroi se taksa për produktet serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet. “Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policia Kufitare, Dogana e Kosovës, Agjencia e Veterinarisë dhe institucionet e tjera. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri në orën 22:00”, tha Kurti.

Megjithatë, Albin Kurti thotë se vendimi do të jetë në fuqi deri në datën 15 qershor, për të bërë një vlerësim rreth rezultateve të zbatimit të tij. “Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”, shprehet Kurti.

Disa ditë përpara mocionit të mosbesimit në Parlament, Albin Kurti firmosi dhe heqjen e pjeshme të taksës për lëndën e parë që vinte nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. “Po e fillojmë zbatimin si zëvendësim për tarifën dhe ne me këtë rast i referohemi vetëm Serbisë dhe jo Bosnje e Hercegovinës.  Nuk duam që këto dy shtete t’i trajtojmë njësoj  dhe e dimë që edhe Bosnja vuan nga Serbia. Neve na lufton prej së jashti, atë e lufton së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur se veprimi ynë si gjest i vullnetit të mirë që të hasë në mirëkuptim në popullin atje, por edhe institucionet ta pasojnë këtë me heqje të vizave. Ne s’e njohim dhe ata s’na njohin, por ne nuk e duam mosekzistencën e Bosnjës. Prishtina dhe Sarajeva të mos i kenë këto pengesa për qarkullim”, është shprehur ndër të tjera Kurti.

Të fundit