Flash News

KRYESORE

Kurti ‘kërcënon’ drejtuesit e rinj: Kush abuzon me ndërmarrjet publike, përballje me ligjin

Kurti ‘kërcënon’ drejtuesit e rinj: Kush abuzon me

Qeveria e re e Kosovës ka nisur një reformë të gjerë, duke shkarkuar bordet drejtuese të ndërrmarjeve publike në Kosovë. Prej ditësh, qeveria në Detyrë e Albin Kurtit ka shkarkuar disa anëtarë të bordeve drejtuese të disa ndërrmarjeve të rëndësishme shtetërore, me argumentin se ato kanë shkuar drejt rrënimit. Të dielën, kreu i ekzekutivit ka bërë një paralajmërim për drejtuesit e rinj të këtyre ndërmarrjeve, duke u thënë se kush do të abuzojë do të përballet me ligjin.

“Ne jemi të vendosur që t’i kthejmë ndërmarrjet publike, sipas profilit të tyre, nga katandisja në kërkimin e subvencioneve për çdo muaj, në organizma që prodhojnë vlerë të shtuar ekonomike e publike. Andaj siç e kemi paraqitur shumë qartë besoj, politika jonë qeveritare ka qenë:   ndërrimi rrënjësor i mënyrës së drejtimin të ndërmarrjeve tona të cilat ofrojnë shërbimet jetike për vendin tonë;  largimi i zyrtarëve që me veprimin a heshtjen e tyre e kanë toleruar një situatë të tillë rrënuese për shërbimet publike dhe financat e tyre; Çeljen e rrugës me bordet e përkohshme dhe drejtuesit e ri për vendosjen e rregullit, praktikave normale të menaxhimit dhe përgatitjen e kushteve për rekrutimin e specialistëve që do t’i drejtojnë sipas mandatit të plotë ato.

Në veprimin tonë për realizimin e këtyre synimeve kemi hasur në dëshmi e të dhëna të cilat padyshim do të paraqiten për në organet e hetimit. Kemi hasur po ashtu në praktika gati banditeske jashtë çdo standardi minimal etik që domosdoshmërisht duhet të mbizotërojë në institucionet publike. Këto praktika janë shprehur brutalisht këto ditët e fundit, sikurse në rastin e ish kryeshefit të Telekomit, cili bashkë me persona të paautorizuar ka ndërprerë punën e bordit të përkohshëm. Obstruksioni me metoda të forcës a kërcënimit ndaj drejtuesve të rinj të ndërmarrjes publike është rast për organet e rendit dhe drejtësisë. Le të mos orvatet asnjëri dhe askush në frikësimin e lëre më kërcënimin e anëtarëve të rinj të bordeve ngase do të përballet me forcën e ligjit, si asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti.

Të fundit