Flash News

KRYESORE

Kurti kujton rezolutën për masakrën e Reçakut: Të krijohen institucionet që ta zbatojmë

Kurti kujton rezolutën për masakrën e Reçakut: Të

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti mendon se duhet që të krijohen institucionet, në mënyrë që të mund të zbatohet rezoluta për gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Kosovë. Në rezolutë, u vendos që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Nesër bëhen tetë muaj që kur në Kuvendin e Republikës u miratua rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare.

Në bazë të të dhënave zyrtare, listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellë drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota pro. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe kësi vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shkroi Kurti në Facebook.

Të fundit