Flash News

KRYESORE

Kurti: LDK-së i ofruam post me rëndësi por na refuzoi, në janar pres marrëveshje

Kurti: LDK-së i ofruam post me rëndësi por na refuzoi, në

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ndihet pesimist për një marrëveshje me LDK-në dhe beson se kjo do të arrihet në janar. Ai e pret këtë gjë në 2020, ndërkohë që shtoi se LDK-së ia ofroi postin e kryeparlamentarit, por që u refuzua.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej, sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, tha ai për mediat.

Ai shtoi se pas konstituimit të kuvendit, tani radhën e ka krijimi i qeverisë. “Pengesat e panevojshme nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”.

Kurti në një përmbledhje të vitit 2019, vë ën dukje faktin që pati shumë probleme.

“Zhvillimet në sektorin e drejtësisë ishin shumë brengosëse. Asnjë vendim gjykate për monopolet në ekonomi, asnjë aktakuzë për zyrtarët e lartë. Pjesa tjetër e vitit u karakterizua me idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtë vit ekspertiza ligjore nga Zvicra faktoi atë që tashmë shumëkush e dinte. Sistemi i drejtësisë përveç që nuk të mbron, edhe të vret kur je në duart e tij”.

Të fundit