Flash News

KRYESORE

Kurti me pedagogët dhe studentët, reagon Braçe: Qasje e mirëfilltë politike, më la shije të keqe

Kurti me pedagogët dhe studentët, reagon Braçe: Qasje e

Zv/kryeministri Erion Braçe nuk i ka pritur mirë deklaratat e Albin Kurtit në një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe.

Sipas zëvendëskryeministrit Braçe, qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë.

Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe”, u shpreh Braçe, që mohon zërat që pas protestave të studentëve të ketë qenë Vetëvendosja.

Kurti u bëri thirrje studentëve të rezistojnë, pasi vetëm në këtë mënyrë do vijë pranvera shqiptare. “Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive e pabarazisë në arsim. Shekspiri thoshte që 'Bota është një skenë', por politika te ne është teatër i keq. Në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori! Studentët e rinia nuk janë e ardhmja, ata janë e tashmja jonë. E ardhmja janë fëmijët që ende nuk kanë lindur”, deklaroi Kurti.

Albin Kurti kërkon ‘pranverë shqiptare’: Kemi armikun e brendshëm që po bashkëpunon me armikun e jashtëm

Të fundit