Flash News

KRYESORE

Kurti mesazh në mbledhjen e parë të qeverisë: Karriget i kemi, por më shumë do rrimë në këmbë

Kurti mesazh në mbledhjen e parë të qeverisë: Karriget i

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur sot për herë të parë kabinetin e ri qeveritar.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti jep edhe një mesazh për punët që e presin qeverinë, teksa shkruan se kabineti i ri i ka karriget, por do të rrijë më shumë në këmbë.

Ai premton se qeveria e re do të bëjë më të mirën për zhvillimin e vendit.

Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, shkruan Kurti.

Kuvendi i Kosovës votoi dje qeverinë e re, ku me 86 vota pro dhe 10 abstenim Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit. Ndërsa nënkryetarja  e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota dhe asnjë votë kundër.

Të fundit