Flash News

KRYESORE

Kurti në Romë: Thellojmë bashkëpunimin me fqinjin më të madh të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti udhëtoi në Romë, ku u takua me figura të rëndësishme të shtetit italian. Ai ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrea Cascone.

“I falënderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim.

Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese. Thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit Perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë sonë të re.”, ishte njoftimi i Kurtit në Facebook.

Të fundit