Flash News

KRYESORE

Kurti nga seanca e jashtëzakonshme: Shkarkimi i qeverisë lidhet me një marrëveshje të fshehtë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Kurti nga seanca e jashtëzakonshme: Shkarkimi i qeverisë lidhet me

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mban fjalën e tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme të votëbesimit ndaj qeverisë së tij.

Kurti theksoi se mocioni ka synim ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë nga koronavirusi.

Sipas tij ka një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

''Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli. Doni ta lini vendin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajonit. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit.

Ky mocion s'ka të bëjë me shkarkimin e minstrit Veliu apo me heqjen e trupave anerikane në Kosovë. Ky mocion ka lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një pazar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka”, u shpreh Kurti.

Të fundit