Flash News

KRYESORE

Kurti: Nuk ka një marrëveshje për qeverinë mes VV-së dhe LDK-së

Kurti: Nuk ka një marrëveshje për qeverinë mes VV-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti njoftoi se në ditën e nesërme në seancën e konstituimit të kuvendit të Kosovës, do të shkohet pa një marrëveshje me LDK-në.

Kreu i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare sqaroi situatën nëpërmjet një videoje në profilin e tij në Facebook. Ai tregoi se lëshimi i pestë që i bëri partisë së Isa Mustafës për të siguruar koalicionin nuk u pranua nga të dytët, e te VV-ja nuk munden e nuk duan të tolerojnë më.

“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse Vetëvendosje dy nënkryetarë të Kuvendit”, tha ai.

Kurti gjatë bisedimeve sugjeroi që çështja e presidentit të lihet për më vonë.

“ Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor, e pas 80 ditësh ende nuk ka akord. Sigurisht që kjo ndikon në ekonomin e vendit, e në rast zgjedhjes të reja, do të ketë të tjera shpenzime nga buxheti i shtetit.

Të fundit