Flash News

KRYESORE

Kurti paralajmëron se do të ketë një tjetër takim me Isa Mustafën pas konstituimit të parlamentit

Kurti paralajmëron se do të ketë një tjetër takim me

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës deklaroi se është e sigurt se do të takohet me liderin LDK-së Isa Mustafa për të diskutuar për formimin e qeverisë.

“Do t’i kalojmë pengesat dhe do të kemi qeveri të re ashtu qysh patëm Kuvend të ri. Jemi në kontakt të rregullt. Sigurisht që do të kemi takime, bashkëpunim e takime”, tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetari të [parlamentit, ai shtoi se një gjë e tillë nuk ishte befasi.

“Po shikoni unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni. Por nuk besoj se ka qenë befasi”.

Ambasada Amerikane në Prishtinë mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, kryetar të tij.

Institucioni u bëri thirrje liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa që të punojnë që të krijojnë qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ishte mesazhi i ambasadës.

Të fundit