Flash News

KRYESORE

Kurti: Qeveria e re merr drejtim javën që vjen, me Serbinë as të nxitohemi e as të ngutemi

Kurti: Qeveria e re merr drejtim javën që vjen, me Serbinë as

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka njoftuar me përpjekjet që ai po bën për krijimin e qeverisë së re, që do të marrë drejtimin javën që vjen. Spanjolli është zgjedhur nga BE-ja si ndërmjetësues për dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa të dy u takuan e diskutuan për marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me ndërmjetësimin e unionit.

“E njoftova z.Borrell edhe me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re, e cila do të marrë drejtim në javën që vjen. Drejtësia e shtetit me sundim të ligjit dhe zhvillimi ekonomik me punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë do të jenë prioritet yni”, shkroi Kurti në Facebook.

Temë ishin edhe marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

“Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvilluar nën drejtimin e BE-së. E përsërita qëndrimin tonë për shqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, për nga zbatimi e ndikimi i tyre, dhe nevojën e një diskutimi me z.Borrell për fazën e re të dialogut me Serbinë. Duhet të rishikojmë dhe vlerësojmë cilësinë e marrëveshjeve të mëhershme para se të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje të reja. Nuk duhet të vonohemi, por edhe nuk mund të ngutemi”, ishte mesazhi i të mandatarit për krijimin e qeverisë së Kosovës.

Të fundit