Flash News

KRYESORE

Kurti shpjegon debatet me Ramën dhe flet për përplasjen me Bashkinë e Tiranës

Kurti shpjegon debatet me Ramën dhe flet për përplasjen me

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se debatet e forta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nuk janë diçka e re.

“Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën.”, tha ai në “Open” në Top Channel.

Ai foli edhe për përplasjen mes Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe bashkisë së kryeqytetit disa ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

“Unë nuk e kam pas menduar se qendra e Vetëvendosjes qenka kaq e rëndësishme, e organizuar, besoj se Bojken Abazi e të tjerë duhet të japin përgjigje në këto pyetje, se kuptoj pse duhet të bëj avokatin apo akuzuesin e tyre, janë qytetarë të lirë të këtij vendi, kritika është e domosdoshme, në kuadër të një dashamirësie. Unë kam mësuar prej tyre sa ata prej meje, e quaj sulm të autenticitetit të tyre, të thuhet se s’keni ca merreni me ta se ata janë thjesht një degë e zgjatur, s’po distancohem, dua të restauroj autenticitetin e tyre.”

Të fundit