Flash News

KRYESORE

Kurti: Përse ka rënë dëshira për bashkim kombëtar dhe kushtin për Shengenin ballkanik

Kurti: Përse ka rënë dëshira për bashkim kombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të marrë detyrën e kryeministrit në Kosovë tha se rënia e dëshirës për bashkim kombëtar mes shqiptarëve në të dyja vendet vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve.

“Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori.

Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë.”, tha ai në emisionin “Open” në Top Channel.

Ai tregoi edhe kushtin që qeveria e re do të ketë që të bëhet pjesë e Shengenit ballkanik.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe.”

Të fundit