Flash News

KRYESORE

Kush dëmtohet më shumë nga mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje? Zëdhënësja e PD-së ka një përgjigje të sajën

Kush dëmtohet më shumë nga mospjesëmarrja e opozitës

Ndonëse sondazhet që organizohen në “Facebook” nuk janë matës përfekt të opinionit të publikut, gjithsesi ato japin një ide të përgjithshme të qëndrimeve që njerëzit kanë për një çështje të caktuar. Politiko.al zhvilloi dje në faqen e “Facebook” një sondazh të tillë ku pyeti ndjekësit se kush dëmtohet më shumë nga organizimi i zgjedhjeve më 18 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës.

Pjesë e atyre që u përgjigjën ishte edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Zhupa nuk mendon se nëse organizohen zgjedhje të tilla janë mazhoranca apo opozita ato që do të paguajnë kostot më të mëdha. Ajo është e mendimit se nga zgjedhjet pa opozitën janë pikërisht qytetarët shqiptarë, pavarësisht krahut politik, ata që dëmtohen më shumë.

Sa i përket votimeve, qytetarët zgjodhën në shumicë opsionin se është mazhoranca ajo që do të dëmtohet nëse shkon në zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe aleatët.

 

Të fundit