Flash News

KRYESORE

Kush do jetë në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, reagon Thaçi: Mirëpres njoftimin për takim Kosovë-Serbi

Kush do jetë në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e

Presidenti i Kosovës ka reaguar Hashim Thaçi ka reaguar pasi emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell konfirmoi takimin në Shtëpinë e Bardhë në 2 shtator.

Në një reagim në twitter, Thaçi shkruan se mirëpret takimin e paralajmëruar, por nuk sqaron nëse do të marrë pjesë në takim.

“Mirëpres njoftimin për takim mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se fillimisht, ky takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar në  27 qershor, por u shty për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Të fundit