Flash News

KRYESORE

Kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë? Hoti flet qartë: Do drejtohet nga kryeministri

Kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë? Hoti flet qartë: Do

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti duke folur për herë të parë për një media shqiptare që pas marrjes së detyrës, tha për emisionin ‘Real Story’ se dialogu me Serbinë do të drejtohet nga ai.

Gazetari Sokol Balla e pyeti se mund të ketë një përplasje ‘gjelash’, me presidentin Thaçi, ose një ‘luftë’, por Hoti sqaroi se nuk ka vend për konfrontim pasi kompetencat kushtetuese janë të qarta.

 “Nuk do të ketë asnjëherë asnjë lloj konfrontimi mes institucioneve, për arsyen e thjeshtë pasi kompetencat tona kushtetuese janë të qarta sa i takon dialogut. Dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë autorizimin që ka presidenti dhe kryeministri për dialogun. Për aq kohë sa secili qëndron brenda kompetencave kushtetuese, nuk besoj se do të ketë përplasje për krerët e institucioneve. Unë do zbatoj kompetencat që më jep Kushtetuta. S’do lejoj askënd që të kalojë atë kufi. Nuk dua dhe nuk do ta bëja dot. Nuk kam të drejtë të delegoj që përgjegjësitë e mia t’ja delegojë dikujt tjetër.

Ajo që kemi bërë ne në ditët e fundit, kemi rikonfirmuar qëndrimet tona për dialogun. Qytetarët e Kosovës nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të re, veç një qasje të strukturuar.

Unë si kryeministër, do ta informoj në baza të rregullta forumin politik për dialogun”, tha Hoti.

Të fundit