Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
'Kush e bën diferencën?' Patozi për zgjedhjet në Kosovë: Mos u lodhni të gjeni ndonjë mallkim të lashtë perëndish, as arsye gjeopolitike
Kreu i BD, Astrit Patozi krahason zgjedhjet në Kosovë me ato në Shqipëri. Mes një shënimi të gjatë në Facebook, Patozi nënvizon se edhe pse shqiptarët kanë gene dhe ADN të njëjtë me kosovarët, ndryshojnë shumë në mendësi dhe kulturën demokratike.
Duke u ndalur te procesi i djeshëm zgjedhor Patozi shtron pyetjen:
‘Kush e bën diferencën?’-pyet Patozi, i cili po vetë e jep përgjigjen se “është thjesht sistemi i gabuar politik, i cili në Shqipëri praktikisht i ka dhënë të gjitha provat se ka falimentuar”.
Shënimi i Patozit
IT'S THE SYSTEM, STUPID!
Kosova zgjodhi dje qartësisht ndryshimin, më shumë se sa rotacionin politik. Sepse nuk votoi thjesht opozitën, por mbi të gjitha shpresën se dikush tjetër mund të jetë më i mirë se qeveria. Ndryshimi dhe rotacioni janë dy gjëra të ndryshme, të cilat jo gjithmonë mund të shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.
Shqiptarët e Kosovës vendosën dje të qeverisen prej atyre që ditën të ndryshojnë edhe duke qenë në opozitë. Në përmbajtje dhe në formë dhe kjo ka ndodhur me të dyja partitë fituese. Ndaj edhe jo rastësisht ato u shpërblyen.
Kjo vlen të kuptohet prej të gjithë atyre që mendojnë se për të fituar mjafton të jesh e keqja më e vogël dhe thjesht ke nevojë për durimin e caktuar në pritje të radhës.
Që do të thotë se për të mundur patjetër qeverinë duhet të përgatitesh për të sjellë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin. Sepse nuk është aspak çudi që, duke pritur që ajo të rrëzohet vetë, të mos arrish as njërën nga të dyja.
Në fakt, jemi e njëjta racë dhe i njëjti popull. Me të njëjtat virtyte dhe vese, me të njëjtën ADN dhe predispozitë genetike, dhe natyrisht me të njëjtët heronj dhe tradhtarë. Madje po të krahasoheshim me një familje, Kosova do të kishte qenë vëllai i vogël dhe më i përvuajturi nga fati historik. Prej të cilit me të drejtë do të kërkohej dhe pritej që gjithmonë ta mbante kokën e kthyer nga shteti amë për t’u orientuar drejt.
Por sot na bën të ndjehemi të turpëruar, kur shikojmë se me çfarë qetësie dhe pjekurie përjetohen dhe kapërcehen zgjedhjet në anën tjetër të kufirit, që ndan shqiptarët me njëri-tjetrin. Ndërkohë, që në këtë nahinë tonë ne nuk biem dakord as të përcaktojmë rregullat për të hyrë në garë, se për rezultatin nuk bëhet fjalë fare të merremi vesh.
Dhe pyetja është se kush e bën diferencën. Mos u lodhni kot të gjeni arsye të mëdha gjeopolitike dhe as ndonjë mallkim të lashtë perëndish, që na ka veçuar, jo vetëm nga Europa, ku duam të shkojmë, por edhe prej Kosovës sonë.
It’s the system, stupid! Është thjesht sistemi i gabuar politik, i cili në Shqipëri praktikisht i ka dhënë të gjitha provat se ka falimentuar. Ndërkohë që, jo vetëm mbrëmë, nga Prishtina ke pasur mundësi të shohësh, se si modeli i duhur funksion dhe prodhon demokraci e maturi politike për t'u marrë shembull.
Ndaj edhe jemi katandisur në një shtet gjysmagjel, ku nga njëra anë, qeveria nuk po di çfarë të bëjë me një mbipushtet, që i ka mbetur në dorë, dhe nga ana tjetër, opozita e vetëpërjashtuar, që nuk po di si të rikthehet aty ku e ka vendin.
Dhe megjithë këtë krizë të pashembullt, që po gërryen çdo ditë shoqërinë, nuk shihet ende asnjë shenje serioze se mund të ketë ndonjë reflektim. Ndaj edhe sot të gjithë flasin me krenari për Kosovën, duke treguar me gisht kundërshtarin e vet në Tiranë, të cilit i faturojnë me lehtësi të admirueshme shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngecjeje spektakolare.
Kjo është arsyeja se përse sot në Shqipëri nuk ka nevojë të lodhesh shumë për ta kërkuar Albin Kurtin. Sepse atë e gjen menjëherë, jo vetëm në të gjitha partititë tona politike, por edhe në kioskat e vogla të lagjeve periferike, ku konsumohet raki me qofte. Puna është se është e pamundur t'i gjesh, edhe po t’i kërkosh me qiri, Kadri Veselin dhe Ramush Hajredinajn, sepse ata nuk ekzistojnë.
Sepse në këtë vend është më e lehtë të humbasësh gjithmonë, sesa ta pranosh humbjen qoftë edhe vetëm një herë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43