Flash News

KRYESORE

Kush e kërkoi ndarjen Xheni apo Benardi? Flet ish-banorja e Big Brother: Ai kishte plane të tjera

Kush e kërkoi ndarjen Xheni apo Benardi? Flet ish-banorja e Big Brother: Ai

Ndarja e Xhenit dhe Benardit nuk u prit mirë nga fnsat e tyre, të cilët i shihnin si çifti ideal dhe me shumë dashuri mes njëri-tjetrit. Xheni, e ftuar në emisionin, “Thuaje me Pepsi” në Top Albania Radio ka rrëfyer se kush prej tyre kërkoi ndarjen.

“Ndarja ka ardhur nga unë”, – është shprehur Xheni. “Kemi dy muaj që jemi ndarë sepse Bernardi ka nevojë të rritet dhe pak. Ndoshta nga Big-u kujtoi se ishte më personazh se ç’ishte dhe harroi se kishte një të dashur nga pas”.

Ajo ka treguar edhe se është përpjekur të distancohet nga ai, që Bernardi të “sistemohet”, por ai vazhdoi me të njejtat gjëra. E pyetur nëse e mendon rikthimin me djalin nga Laçi, Xheni e ka mohuar kategorikisht.

“Unë e shihja Bernardin si mashkullin e jetës”, – rrëfen Xheni. “Por ai kishte plane të tjera dhe deri tani nuk ka asnjë ndryshim nga ai”, u shpreh më te ajo. 

Të fundit