Flash News

KRYESORE

"Kush e merr popullin për budallenj, e ha", Rama apel Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, ulu në tryezë

"Kush e merr popullin për budallenj, e ha", Rama apel

Kryeministri Rama, në një prononcim për mediat pas firmosje së marrëveshjes me opozitën parlamentare, i ka bërë apel kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve të tyre politik që t’i bashkohen tryezës së bisedimeve për të vazhduar punën.

“Mund të mos biem dakord për gjithçka, por mund të bjem dakord për shumëçka”, ka thënë kryeministri, ndërsa thekson se PS ka bërë shumë lëshime deri tani duke njohur një realitet politik jo institucional apo parlamentar sikurse është PD.

Referuar komentit të opozitës se gjithë këtë (heqjen e koalicioneve parazgjedhore) Rama e bën sepse i frikësohet humbjes së zgjedhjeve, Kryeministri përgjigjet se ky është një gramafon që ka që në kohën kur ka qenë kryetar bashkie që e dëgjon.

“Nuk kam asnjë problem çfarë thonë... E mira e madhe është që e gjitha zhvillohet në sytë e popullit shqiptarë, dhe e kam thënë shpesh se ‘kush e merr popullin për budallenj e ha’”, ka përfunduar Rama.

“Koalicionet kur do preken?

Është një aksion që qëndron kjo e heqjes së koalicioneve, por nisma është modifikuar në proces, sepse ne kemi kërkuar fleksibilitet. Dhe në atë paragraf ku flitet shprehimisht për heqjen e koalicioneve, si në shumë vende të botës do ta rishikojmë. Po ashtu pragu zgjedhor ishte 5%, do të rishikohet. Është lënë vetëm në parim kuadri 5%. Janë shumë gjëra që duhet të diskutohen, por koha është shumë e ngushtë duhet të shfrytëzojmë çdo minutë. Do t'i qëndrojmë marrëveshjes. Ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Do të mbyllet gjithçka brenda sezonit. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat, koalicionet është modifikuar. Jemi afruar në mënyrë të kujdesshme duke i vendosur tavan jo më pak se 2/3.

Përfitoj nga rasti duke u nisur edhe nga mbledhja e djeshme e këshillit politik ti bëjë një apel Lulzim Bashës, opozitës dhe aleatëve të tyre, të mos refuzojnë kërkesat dhe t’i bashkohen tryezës së diskutimeve që të vazhdojmë punën së bashku. Mund të mos biem dakord për gjithçka, por mund të bjem dakord për shumëçka. PS ka bërë shumë lëshime, i ka qëndruar një procesi ku realiteti politik i PD-së nuk mund të mohohet. Po ashtu nga ana tjetër, PD nuk mund të mohoj ekzistencën e një parlamenti që ka gjithçka për të çuar përpara reformën.

Opozita thekson se këtë lëvizje që ju po bëni është sepse nuk i fitoni dot zgjedhjet?

Natyrisht ju e dini shumë mirë që “unë jam një njeri që kam frikë se do të humbas të nesërmen” është një këngë e një gramafoni që u bë kohë tani që e dëgjojmë, që në kohën e Bashkisë së Tiranës. Kjo është politika.

Nuk kam asnjë problem çfarë thonë... E mira e madhe është që e gjitha zhvillohet në sytë e popullit shqiptarë, dhe e kam thënë shpesh se ‘kush e merr popullin për budallenj e ha’.”

Të fundit