Flash News

KRYESORE

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Sali Berisha flet me emra: Më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrava

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Sali Berisha flet me emra:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar versionin e tij se ç’ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, kur Azem Hajdari u vra me breshëri plumbash, pak orë pasi ishte kthyer nga një miting madhështor në Fier.

Në një lidhje për ‘Opinion’, Berisha u pyet se kush e nxori në pritë Hajdarin dhe a u fut në kurth nga njerëz të brendshëm të PD.

“E nxori në pritë Fatos Klosi, ishte kurth. Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha unë e vrava Azem Hajdarin. Sepse kështu më ndodhi tha. Ishte i tronditur. Ishte militant i PD, kishte një radio të shërbimit informativ. Në makinën nga e cila u qëllua. Azemi ishte i kujdesshëm por nuk mendoi se çfarë mund të ishte kjo. Mund të nxirrte truprojën, ishte pakujdesi që doli por bëri vlerësim të gabuar”, tha Berisha.

I pyetur nëse ishte një kurth nga njerëz të brendshëm të PD, Berisha e mohoi.

“Nuk besoj të ketë qenë telefon i të afërmit të Azem Hajdarit. Ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda, nuk e kam ndjekur mbrapa. Për telefonin, vrasësit do të vidhnin telefonin”, tha Berisha.

Zyrtarisht Azem Hajdari u vra nga Fatmir Haklaj, edhe ky i vrarë më vonë.

Të fundit