KRYESORE

“Kush e paguan kafen”, Valbona Selimllari dhe Trimi debatojnë në mes të lokalit

Trim Jetullahu u bë i njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e tij në “Dance with me”, ku u miqësua shumë me anëtaren e jurisë, Valbona Selimllarin, me të cilën vazhdon ta mbajë miqësinë.

Pak ditë më parë ai u shpreh në një intervistë për ‘Mirage’ se me Valbonën ruan një miqësi të veçantë dhe e takon shpesh.

“Valbona është shpirt shumë i pastër edhe një njëri shumë pozitiv, sado që ndihem keq kur takohem me Valbonën të jep këshilla, të jep pozitivistet, energji. E kam shumë mikesh, e dua shumë, shumë, shumë”, u shpreh Trimi.

Mirëpo së fundmi ata janë fotografuar duke pirë kafe në një lokal, ku në  disa foto të siguruara nga ‘Story.al’ Valbona dhe Trimi shihen duke u zënë me njëri-tjetrin për pagesën e faturave.

Pas debatit ata nuk kanë rënë dakord dhe secili ka paguar të vetat.

Të fundit