Flash News

KRYESORE

Kush e thotë që Rumania është sukses në reformimin e gjyqësorit? Projekti i ri shkakton debate

Kush e thotë që Rumania është sukses në reformimin e

Sa herë flitet për reformë në drejtësi në Shqipëri shembulli i parë pozitiv që jepet është Rumania, por  një projekt për reformimin e sistemit gjyqësor publikuar së fundmi ka ngjallur indinjatë në vendin anëtar të BE-së. Presidenti Klaus Iohannis e dënoi si një sulm kundër shtetit të së drejtës projektin e ri, gjashtë muaj pas një përpjekjeje të qeverisë së qendrës së majtë për lehtësimin e ligjeve antikorruspion.

Ky projekt, linjat kryesore të të cilit u paraqitën nga ministri i Drejtësisë, Tudorel Toader, redukton në mënyrë të veçantë kompetencat e prokurorisë antikorrupsion (DNA), që nuk mund të hetojë më magjistratët dhe përjashton presidentin nga procesi i emërimit të shefave të prokurorisë së përgjithshme dhe DNA-së.

“Këto propozime përbëjnë një sulm kundër shtetit të së drejtës, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi Iohannis në një komunikatë.

Sipas tij, nëse ky tekst votohet nga Parlamenti, Rumania rrezikon të kthehet në praktikat e vjetra ku drejtësia ishte nën presionin politik, gjë që bie ndesh me angazhimet e saj ndaj Bashkimit Evropian.

Prokuroria e përgjithshme u shpreh e shqetësuar me këtë reformë, që rrezikon të trondisë sistemin gjyqësor dhe të riforcojë kontrollin politik mbi magjistratët.

Të fundit