Flash News

KRYESORE

“Kush e vrau policin në Korçë?” deputetja e PD ngre dyshime

“Kush e vrau policin në Korçë?” deputetja e PD ngre

Deputetja e partisë Demokratike Arbjola Halimi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Korçë ku efektivi i policisë  Ameli Vila id ha fund jetës me armën e shërbimit në një pranë një qendre votimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Halimi ngre dyshime lidhur me vetëvrasjen e policit dhe shkruan se studimet e deritanishme tregojnë se vetvrasja në shumë pak raste ndodh gjatë aktivitetit të punës pasi është një akt i përllogaritur mirë për vendin dhe formën dhe ndodh në kushtet e një izollimi depresioni.

Statusi i Halimit:

Duke i kerkuar ndjese familjes per kete koment dhe duke i derguar ngushellimet me te sinqerta per familjarin e tyre, punonjesin e policise qe ka humbur jeten ne Korce, dua te theksoj se: studimet e deritanishme tregojne se vetvrasja ne shume pak raste ndodh gjate aktivitetit te punes. Ajo eshte zakonisht nje akt i perllogaritur per vendin dhe formen dhe ndodh ne kushtet e nje izolimi e depresioni te thelle.

Keto zgjedhje jane pergjakur dhe pyetja eshte: Kush e vrau policin ne Korce?

Të fundit